Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku kritika të ashpra Kurtit: E ke detyrë t’i mbash dritat ndezur, e jo të bëhesh falltor

nga B G25 dhjetor 2024
Çitaku kritika të ashpra Kurtit: E ke detyrë t’i mbash dritat ndezur, e jo të bëhesh falltor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media të martën tha se priten sulme të reja nga Serbia “veçmas para dhe pas Vitit të Ri”.

Lidhur me këtë reagoi Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ajo tha se pikërisht për festën e Krishtlindjeve qytetarët e Kosovës kanë marrë dy “dhurata” nga qeveria

“Dje në vigjile të Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës pranuan dy “dhurata” nga qeveria.

E para, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët tanë, dhe e dyta, paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia. “, shkroi Çitaku.

Më tej ajo vazhdoi me kritika ndaj kryeministrit Kurti duke thënë ka ardhur në mandat për të zgjidhur probleme e jo për tu bërë falltor.

“Pra, mantra e vetme operuese e kësaj kaste udhëheqësish është mbjellja e pasigurisë, paparashikueshmërisë, dhe frikës.  Turp kryeministër. Keni ardhë në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo për tu bërë falltor. Kryeministër, detyra e juaj është t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet, dhe të krijoni ambient të sigurtë. E jo të na thuani “shujë, se mundet me u ba edhe ma keq”.  Jo. Kosova mundet ma mirë. “, ka përfunduar Çitaku./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →