🇽🇰 Kosova
Çitaku: Kurti s’ofroi asgjë, pos që t’i nënshtrohemi vullnetit të tij
nga Kaltrina Berila29 qershor 2025
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se në takimin e së shtunës, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis, as reflektim e as zgjidhje, transmeton Klankosova.tv.
“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Çitaku tutje ka shtuar se Kurti kërkoi vetëm një gjë, e që sipas saj është t’i nënshtrohen vullnetit të tij.
“Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq”, ka shkruar Çitaku.











