Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku: Në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur

nga Venera Grabanica14 shtator 2023
Çitaku: Në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se sot në Bruksel Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur.

Në një postim në Facebook ajo ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për qasje të papërgjegjshme dhe aventureske.

“Si rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë. Sot, kryeministri duhet të sillet përgjegjshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →