Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Maskat do të bien, ata do të kthehen fitimtarë

nga B G27 janar 2023
Çitaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Maskat do të bien, ata do të kthehen fitimtarë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë. Ajo përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me ish presidentin Hashim Thaçi, ish kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dh eish deputetin Rexhep Selimi.
Çitaku është shprehur optimiste se procesi gjyqsor do të fillojë shpejt.
“Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhënjejnë përballë shpifjeve dhe inskenimeve.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Paraprakisht Vlora Çitaku ka thënës se nuk ka dilemë se maskat do të bien dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.
“Beteja të cilën baca Jakup, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetes është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb… Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme.”, ka shkruar ajo./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →