Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku – VV-së: Mos e mbani peng Kosovën

nga Venera Grabanica10 maj 2025
Çitaku – VV-së: Mos e mbani peng Kosovën

Deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili të shtunën tha se nuk heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“‘S’ka krizë institucionale’ paska thënë A.K. Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime. Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës. Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai. Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →