Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​City e mposht Brentfordin, Arsenali zbret në vendin e tretë

nga Venera Grabanica20 shkurt 2024
​City e mposht Brentfordin, Arsenali zbret në vendin e tretë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Brentfordit, ku vendasit kanë arkëtuar pikët e plota dhe rrëzojnë Arsenalin nga vendi i dytë në tabelën e Premier Ligës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka mposhtur Brentfordin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Erling Haaland në minutën e 71’.

Me pikët e reja, City ngjitet në pozitën e dytë në kuotën e 56 pikëve, një më pak se lideri i tabelës, Liverpooli.

Ndërkaq, Brentfodi renditet në vendin e 14 me 25 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Cityt.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →