Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

City kampion i Premier Ligës

nga Venera Grabanica20 maj 2023
City kampion i Premier Ligës

Humbja e sotme e Arsenali ndaj Nottingham Forestit nënkupton që Manchester City është kampion i Premier Ligës për sezonin 2022/23.

Skuadra e Arsenalit pësoi humbje sot si mysafire e Nottingham Forestit me shifrat 1:0 në stadiumin “City Ground”.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi nigerian Taiwo Awoniyi, i cili vulosi fitoren e Nottinghamit në minutën e 19’.

Me pikët e reja, Nottinghami i largohet zonës së rrezikut në gjashtë pikë, ku tani zë vendin e 16 në tabelë në kuotën e 37 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Nottinghamit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →