Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

City për titull e Leicester për mbijetesë, ja formacionet zyrtare

nga Venera Grabanica15 prill 2023
City për titull e Leicester për mbijetesë, ja formacionet zyrtare

Ndeshje tejet interesante do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Etihad” mes Manchester Cityt dhe Leicester Cityt.

Të dyja skuadrave iu nevojitet me çdo kusht fitorja sot, duke marrë parasysh se City po lufton për titull e Leicester për mbijetesë.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, City e mposhti Southamptonin 4:1, kurse Leicester pësoi humbje 1:0 nga skuadra e Bournemouthit.

Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në muajin tetor të vitit të kaluar, ku asokohe City regjistroi fitore si mysafir me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqiten Foden dhe Mendy, kurse te Leicester mungojnë Justin, Pereira dhe Bertrand.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Laporte, Dias, Walker; Rodri, Stones; Grealish, Silva, De Bruyne, Mahrez; Haaland.

Leicester City (3-4-2-1): Iversen; Faes, Soyuncu, Souttar; Kristiansen, Ndidi, Tielemans, Castagne; Dewsburry-Hall, Maddison; Vardy.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →