Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

City triumfon ndaj Newcastle dhe e bën të paprekshëm vendin e parë

nga Miranda Beqaj19 dhjetor 2021

Manchester City ka regjistruar një tjetër fitore në Premier Ligë duke e mposhtur skuadrën e Newcastle Unitedin me rezultat të thellë 4-0.
Kjo fitore e konfirmon Cityn si lider të Premier Ligës me 44 pikë, katër më shumë se Liverpooli, por që “Të Kuqtë” kanë në ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Tottenhamit që zhvillohet po ashtu sonte, me fillim nga ora 17:30.
Dias e hapi serinë e golave të Cityt në minutën e pestë, i pasuar nga ai i Joao Cancelos në minutën e 27’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, skuadra e Pep Guardiolas shënoi edhe dy gola të tjerë përmes Ryad Mahrez në minutën e 63’ dhe Raheem Stërling në të 86-tën.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →