RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Civilët ikin nga Kherson derisa shtohen sulmet ruse

nga Kaltrina Berila28 dhjetor 2022
Civilët ikin nga Kherson derisa shtohen sulmet ruse

Tetë persona u konfirmuan të vdekur pas bombardimeve ruse të qytetit Kherson.
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, ka thënë se në shënjestër ishin zona të banuara. “Si rezultat, të paktën tetë civilë u vranë”, thuhet në një postim në Telegram.
Yaroslav Yanushevich, guvernatori i rajonit ka thënë se 58 persona ishin plagosur.
“Në një fundjavë, në prag të Krishtlindjes, rusët sulmuan qendrën e qytetit. Ata sulmuan tregun, qendrën tregtare, ndërtesat e banimit, ndërtesat administrative – vendet ku ka më shumë njerëz” , ka thënë ai .
Po ashtu, ai ka shtuar se shtëpitë, ndërtesat qytetare dhe automjetet janë dëmtuar.
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se sulmi në Kherson është më shumë dëshmi se Ukraina duhet të furnizohet me më shumë sisteme mbrojtëse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ishte “terror, po vret për hir të frikësimit dhe kënaqësisë”.
Punëtorët në Mariupolin e pushtuar nga Rusia kanë filluar çmontimin e teatrit në qytetin jugor, subjekt i një rrethimi të zgjatur në fillim të këtij viti, ku qindra u vranë në një sulm ajror.
Ukraina ka njoftuar se ka vrarë 480 trupa të tjera ruse, sipas shifrave të saj të fundit të viktimave./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →