Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çka bisedoi Kryeministri Hoti me liderët e koalicionit

nga RTV2114 shtator 2020

Limaj: Ishte takim i rregullt

Kryeministri Avdullah Hoti i ka ftuar në Qeveri për takim liderët e partive politike të përfshirë në koalicionin qeverisës. Në takim morën pjesë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së Ramush Haradinaj dhe i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj. Takimi ishte i mbyllur për media ndërsa, liderët e partive politike nuk kanë pranuar të flasin, përveç kryetari i Nismës Fatmir Limaj i cili tha shkurt se takimi ishte i rregullt ku kanë diskutuar për tema të ndryshme duke përfshirë edhe arsimin. Ky takim me partnerët e koalicionit ishte paralajmëruar nga kryeministri Hoti ditë me parë pas kthimit nga Uashingtoni ku u arrit marrëveshja ekonomike me Serbinë. Ndjekim deklaratën e kryetarit të Nismës Fatmir Limaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →