Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çka do të nënshkruhet sot në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut

nga Kaltrina Berila18 nëntor 2024
Çka do të nënshkruhet sot në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia do të nënshkruajnë dy memorandume dhe një protokoll në fusha që ai i quajti të rëndësishme: energjia, arsimi dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se” nga 1 janari i vitit 2025 në dy pika kufitare, Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboqicë, do të zbatohet modeli hyrje – hyrje ku zyrtarët tanë të policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë”.

Sipas Kurtit, kjo do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Një nga rezultatet kryesore të takimit të sotëm do të jetë edhe nënshkrimi i protokollit teknik që del nga marrëveshja për kalimet e përbashkëta kufitare. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2025 në dy pika kufitare, Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboqicë, do të zbatohet modeli hyrje – hyrje ku zyrtarët tanë të policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë së bashku po përmirësojmë infrastrukturën kufitare dhe po ndërtojmë rrugë të reja që forcojnë lidhjet në mes të qytetarëve dhe rrisin prosperitetin ekonomik për dy vendet tona”, tha Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →