Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çka e shkaktoi shembjen e rrugës në autoudhën Mitrovicë-Prishtinë?

nga Egzona Mehmeti6 janar 2021

Një pjesë e autoudhës Mitrovicë-Prishtinë sot është mbyllur për qarkullim, pas shembjes së asfaltit në atë rrugë. Rruga është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, ka deklaruar për portalin rtv21.tv drejtori i departamentit të menaxhimit të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Malë Lokaj.

Ai është shprehur se në vendngjarje ka dalur inspektorati i rrugëve për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga shembja e rrugës.

I pyetur se kush do ta paguajë rregullimin e rrugës së dëmtuar, Lokaj për rtv21.tv ka potencuar se kur të vërtetohet nga gjykata, dëmi do të paguhet nga pala e tretë që e ka shkaktuar dëmin. Megjithatë, ai ka thënë se si ministri do të përpiqen që të rregullojnë dëmet sa më parë.

Shembja e rrugës ka ndodhur më 31 dhjetor 2020, derisa reshjet kanë bërë që shembja e rrugës të thellohet.

Sipas Lokajt, segmenti i rrugës është shtruar para 7-8 vitesh.

Rtv21 ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ju sjell pamje nga çarja e rrugës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →