Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çka nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik?

nga Venera Grabanica10 korrik 2025
Çka nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik?

Derisa afati për konstituim të Kuvendit po afrohet dita ditës, dështimet në parlamnet s’ kanë të ndalur. Ngërçi i sforcuar politik në anën tjetër ka bërë që të intensifikohen diskutimet për pasojat me të cilat do përballet skena politike në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik,  ashtu siç përcaktoi Kushtetuesja. Derisa gjykata nuk dha ndonjë përgjigje sa i përket kësaj çështjeje,  profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se moskontituimi brenda periudhës së paraparë, do ta çojë shtetin në rënie të lirë.

“Nuk do duhej te ndodhte kjo sepse vendimet e gjykatës janë te obligueshme dhe do ishte një vakum institucional do kishte një rënie të lirë të shtetit, kjo s’do të duhej të ndodhte  Ajo qe duhet bërë presidentja në radhe te pare duhej te merrte masa para se te vinte kjo datë për të zhbllokuar situatën nëse kjo s’ndodh …presidentja është vetmja që mundet dhe duhet te bëjë  një parashtrese drejt Gjykatës Për ta pyetur si do veprohet. Deputetët po tregojnë se më shumë janë për pushtet sesa për shtet”, tha Baraliu.

Më 26 qershor Gjykata Kushtetuese vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit të nisur që nga 15 prilli,  duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët, por nuk përcaktoi pasoja nëse një gjë e tillë nuk arrihet. Në institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se mos përcaktimi i pasojave nga gjykata nuk iu jep të drejtë deputetëve që të jenë neglizhentë ndaj bllokadës së krijuar.

“Asnjë pikë e aktgjykim si ka përcaktuar pasojat individuale apo kolektivë gjykata ka theksuar se nevojitet kompromisi për konistuim te kuvend ne mënyre qe deputetët të kenë mundësi të ushtrojnë mandatin e tyre…megjithatë kjos nënkupton se deputetë duhet te jene komod përballe kësaj situate por duhet te përmbushin këtë detyrim te gjejnë zgjidhje politike dhe barra bie mbi partinë e pare…. pasojat janë duke u thelluar çdo dite e më tepër”, tha Shala.

Së fundmi një nga pasojat e moskonsitutimit të kuvendit nga vetë deputetët është përmendur humbja e mandateve të tyre, por një gjë e tillë përjashtohet nga njohësit e çështjeve ligjore dhe kushtetuese.

“Mandatet i kanë fituar por kuvendi s’është  konstituar, pa konstituim te kuvendit është pikëpyetje me aspektin kushtetueses juridik qe te interpretohet nga kushdo qe ata kane mandat te plotë por ata formalisht i kane fituar mandatet verifikuar…deputetë te veprojnë sipas mandatit te tyre personal e jo partiak”, tha Baraliu.

“Kemi pasur deklarime te kësaj natyre fillimisht nëse i referohemi  aktgjykimit si përmend pasojat edhe kushtetua ka specifikuar situata i  humbet mandati  deputetit që s’është asnjëra nga këto situata për ketë s’mund të themi qe brenda këtij afati nuk konsituohet kuvendi deputetë humbin mandatet sepse është deklarata e paqëndrueshme dhe akterë të ndryshëm duhet te përmbahen nga këto deklarata te pabazuara ne raport me procedurat se s’ka ndonjë dispozitë qe thekson se nëse kjo s’përmbushet humbet mandati në rastin konkret kemi te bëjmë me një krizë politke që kërkon konsensus”, tha Shala.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka në procedim dy lëndë të dorëzuara nga  PDK-ja dhe LDK-ja rreth komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit./RTV21/21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →