E enjte · 11 qershor 2026
Moti…🔎 Kërko
RTV21
Ballina/Ekonomi
Ekonomi

Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 5,3% në dhjetor

nga Gentrita Xhemajli12 janar 2026
Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 5,3% në dhjetor
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2025. Sipas ASK-së, “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 5,3% në Dhjetor 2025 krahasuar me Dhjetorin e 2024, ndërsa inflacioni mujor u regjistrua në 0,7% krahasuar me Nëntorin 2025”. Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 ishte 3,9%, ndërsa rritjet më të larta vjetore janë vërejtur te disa kategori kryesore: Kafe, çaj dhe kakao: 15,2% Shërbime të tjera për pajisjet personale të transportit: 11,6% Pemë: 11,5% Energjia elektrike: 11,4% Mish: 11% Pushime të organizuara: 10,3% Rritje të tjera janë regjistruar te shërbimet hoteliere, shërbimet ambulantore, perimet, pijet alkoolike, produkte të kujdesit personal dhe mallra të ndryshme shtëpiake. ASK thekson se “ra në çmime vetëm grupi i karburanteve dhe lubrifikantëve për pajisjet e transportit personal, me një ndikim minimal në IHÇK”. Ky raport i ASK-së tregon se inflacioni vazhdon të ndikohet kryesisht nga shërbimet, energjia dhe ushqimet, duke reflektuar trendet e çmimeve në Kosovë për vitin 2025.
← Më shumë lajme
Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 5,3% në dhjetor | Payload Website Template