Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Çmimi për ngrohje në Shkup do të rritet për 14%

nga Xh.D31 dhjetor 2021

Çmimi për ngrohje në Shkup do të shtrenjtohet për 14%. Këtë vendim e solli sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, pasi që më parë Ballkan Enerxhi Grup (BEG) kërkoi rritjen për 300%, transmeton TV21.
Rritja e çmimit të ngrohjes do të vlejë nga 1 janar 2022.
Sipas kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski me këtë vendim po kthehemi në nivelin e çmimeve të vitit 2018./tv21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →