Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Conte: Tensionet Itali – Francë mund të sheshohen menjëherë

nga RTV218 shkurt 2019

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se Italia dhe Franca kanë një lidhje të thellë historike dhe se çdo tension mund të shuhet shpejt

Komentet e tij erdhën pasi Parisi tërhoqi ambasadorin e tij nga Roma.

“Do të doja të them se marrëdhëniet Itali-Francë janë rrënjosur në histori dhe nuk mund të vihen në dyshim nga ngjarjet”, ka deklaruar Giuseppe Conte, kreyministër i Italisë

Komentet, kryeministri Italian i bëri nga Bejruti, gjatë një vizite zyrtare, duke shtuar se gjithçka mund të sheshohet menjëherë.

Ministria e Jashtme franceze njoftoi këtë të enjte se ka tërhequr ambasadorin e saj në Romë për konsultime, pas një serie “provokimesh” nga udhëheqësit e qeverisë populiste të Italisë.

Reagimi vjen një ditë pasi ministri i Jashtëm francez denoncoi si “të papranueshëm” një takim mes zv.kryeministrit italian, Luigi Di Maio, dhe protestuesve antiqeveritarë të ashtuquajtur tashmë “jelekverdhë”.

“Ky provokim i ri është i papranueshëm mes vendeve fqinje dhe partnerëve në zemër të Bashkimit Europian”, tha zëdhënësi i ministrisë në një deklaratë, një ditë pasi Di Maio u takua me protestuesit në tokën franceze./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →