Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Covid-19, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit, Hoti: Lufta e jonë për çdo jetë është detyrë

nga Egzona Mehmeti22 shtator 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person i prekur me Covid-19. E për këtë lajm, kryeministri Avdullah Hoti u shpreh që i gëzon të gjithë, e posaçërisht profesionistët shëndetësorë.

Hoti në facebook shkroi se lufta për çdo jetë është detyrë.

“Me gjithë vështirësitë që kemi, nuk do të ndalemi. Ky ishte zotimi ynë sot në bashkëbisedimin që kishim me mjekët në QKUK. Tash kemi përkrah edhe profesionistë shëndetësor nga vende mike si Italia e Gjermania. Përvoja e tyre do jetë një ndihmë e çmuar për mjekët tanë. Jam i bindur se do t’ia dalim.”, shkroi Hoti në facebook.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 66 raste të reja me Covid-19, ndërsa, janë shëruar 141 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778. Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →