Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

COVID-19 i merr jetën 16-vjeçares nga Tetova

nga E.Bullaku3 nëntor 2021

Një 16-vjeçare nga Tetova ka vdekur në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell TV21.
16-vjeçarja ishte transferuar në Klinikën e Shkupit nga Spitali i Tetovës, ku kishte qëndruar nga data 21.10.2021 deri me datë 23.10.2021.
“Sipas raportit bëhet fjalë për rast të rëndë, varësi nga terapia me oksigjen me pneumoni të rëndë nga Covid-19. Gjatë analizave pas hospitalizimit është diagnostikuar me tromboemboli”, theksojnë mes tjerash nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 16-vjeçarja nga fshati Siriniç i Tetovës nuk ka qenë e vaksinuar, ndërkaq 9 ditë para pranimit në Spitalin e Tetovës, është mjekuar në kushte shtëpiake.
“Gjatë ditës së djeshme i janë keqësuar parametrat vitale, pas çka ka ardhur deri tek dobësimi i zemrës dhe mushkërive”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./TV21

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →