2 mijë e 987 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë. Që nga ajo periudhë, 161 mijë e 193 persona kanë dalë me Covid-19, ndërsa janë shëruar 157 mijë e 882.
Ministria e Shëndetësisë, dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me Covid-19, ndërkaq janë shëruar 14 persona.
Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 324.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës. Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar MSh./21Media











