Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Daçiq: Në vitin 2005, Serbia kishte ofertë për korrigjim kufijsh nga bashkësia ndërkombëtare

nga RTV2122 shkurt 2019

Daçiq vlerëson se shqiptarët nuk dëshirojnë arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet, meqë sipas tij shqiptarët nuk e dëshirojnë një gjë të tillë.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në BNT mbrëmë, teksa ka thënë se korrigjimi i kufijve me Kosovën nuk është ide aktuale, sipas tij kjo ide është diskutuar edhe më herët dhe Serbia në vitin 2005 ka pranuar një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës, shkruan B92, transmeton rtv21.tv

“Kemi nevojë për të udhëhequr një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë më të angazhuarat për arritjen e një marrëveshje.

Po ashtu ka folur edhe për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se Gjermania dhe Britania e Madhe janë duke i bërë thirrje Haradinajt të mos e heqë taksën për mallrat nga Serbia dhe Mali i Zi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →