Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Daçiqi e kritikon Cameronin për deklaratën e tij rreth Kosovës

nga Venera Grabanica4 janar 2024
Daçiqi e kritikon Cameronin për deklaratën e tij rreth Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se deklarata e ministrit të Jashtëm britanik David Cameron se Britania e Madhe do të ndihmojë Kosovën të marrë njohje të reja, është jashtëzakonisht hipokrite dhe meriton dënimin më të ashpër.

Daçiqi kritikoi Cameronin se pse i njëjti “nuk tha asnjë fjalë” se kryeministri Albin Kurti dhe Kosova “refuzojnë ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit” në lidhje me Asociacionin, shkruan “Tanjug”.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha të enjten në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →