Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dafina Zeqiri mori infuzion para se t’i bashkohej protestës

nga B.K31 gusht 2022

Qytetarë të shumë janë mbledhur dhe po protestojnë në kryeqytet kundër dhunimit të grave dhe vajzave, pas rastit të fundit që ndodhi të shtunën në Prishtinë ku një 11 vjeçare u dhunua seksualisht nga pesë persona.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe fytyra publike e pjesëtarë të shoqërisë civile.
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila është përkrahëse e kauzave për të drejtat e grave, ka dalë për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.
Para se t’i bashkohej protestës, këngëtarja postoi një fotografi duke marrë infuzion dhe më pas është paraqitur në protestë.

Sot në kryeqytet po protestohet për të kundërshtuar dhunën ndaj grave. Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërkaq organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →