Rep- artistët, Dafina Zeqiri dhe Majk po sjellin një bashkëpunim së bashku.
Lajmin e kanë bërë të ditur dyshja përmes rrjeteve sociale, ku kanë treguar se projekti i ri publikohet me 13 janar.
Majku ka ndarë një sekuencë të shkurtër të këngës së re e cila mban titullin ”Më fal”. Projekti do të publikohet në orën 18:00, shkruan rtv21.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=VfFK3hn7c3g
Ndërsa, projekti i fundit nga Majku është ”Mëkati jem”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj dhe Getoar Selimi./21Media









