Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dajë e nip nuk merren vesh për pronë, reagon Policia

nga Kaltrina Berila25 shkurt 2024
Dajë e nip nuk merren vesh për pronë, reagon Policia

Një person nga Rvatska e Leposaviqit është ankuar në Polici se është kanosur verbalisht nga daja, për shkak se nuk po merren vesh rreth një kontesti pronësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, është kanosur verbalisht nga daja i tij i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →