Valdete Daka ka folur rreth oragnizatës që vëzhgon zgjedhjet për të cilën Arton Demhasaj nga “Çohu” në RTV21 ka ngritur dyshime se mund te jetë dikush prapa
Kryetarja e KQZ, Valdete Daka ka thënë se KQZ nuk mund ta bartë përgjegjesinë se organizata prej 4 mijë vëzhguesve “IRDDNJSP “ mund të jenë nga subjektet politike. “Edhe anëtarët e OJQ-ve munden me qenë përfaqësues të subjekteve politike që nuk do të thotë se e kemi akreditu përfaqësues të subjekteve politike, ndërkaq se vëzhguesit nuk munden me qenë pjesë e manipulimit.”, ka deklaruar Daka.
Ajo ka shtuar se vëzhguesit nuk kanë qasje në opercionet zgjedhore dhe krejt çka mund të bëjnë është të dezinformojnë./21Media









