Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Daka: Zgjedhjet në Veri kanë qenë gjithmonë sfiduese, tani do të jetë edhe më tepër sfidë

nga E.Bullaku9 nëntor 2022
Daka: Zgjedhjet në Veri kanë qenë gjithmonë sfiduese, tani do të jetë edhe më tepër sfidë

Lajm i përditësuar

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, sot në “21 Drejtpërdrejt” u shpreh se zgjedhjet n֝ë pjesën veriore gjithmonë kanë qenë sfiduese dhe se gjithmonë ka pasur frikë se si do të shkojë e tërë procedura.

“Por gjithsesi situata në të cilën tashmë jemi do të jetë edhe më tepër sfidë, por ajo është çështje e KQZ-së tashmë se si do ta menaxhojë, së bashku edhe me institucionet tjera, të cilat janë përgjegjëse edhe për sigurinë edhe për çështje tjera”, tha ndër të tjera Daka.

Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka thotë se në situatën në të cilën është tani veriu i vendit, zgjedhjet atje janë të pashmangshme.

Dorëheqja e 10 deputetëve të Listës Serbe, si duhet të procedohet tutje me deputetët, flet Valdete Daka
Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se deputetët serb që u larguan nga Kuvendi i Kosovës do të zëvendësohen ashtu siç e parasheh Ligji për Zgjedhje.

“KQZ-ja do të bëjë rekomandimin e emrave të kandidatëve nga lista e partisë së njëjtë, pra Listës Serbe, dhe të njëjtit do të ftohen që të japin pastaj betimin në Kuvend”, tha Daka në 21 DrejtpërDrejt të RTV21.

Daka tutje tha se nëse deputetët e ftuar refuzojnë mandatet, ata mund të zëvendësohen me kandidatët tjerë nga partitë të cilat kanë garuar për vende të rezervuara për entitetin jo shumicë serb, derisa ka kandidat./21Media

ETIKETA:#Kosova#Lajme
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →