RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Daka: Votimi jashtë Kosovës është shumë lehtë i manipulueshëm

nga B.K12 janar 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdeta Daka, në mbledhjen e sotme ka thënë se votimi jashtë Kosovës është shumë lehtë i manipulueshëm.

“E dimë se votimi jashtë Kosovës është një proces shumë lehtë i manipulueshëm, mu për faktin se ne vetëm nëpërmjet postës komunikojmë me votuesit të cilët janë jashtë Kosovës dhe kanë të drejtë të votojnë, prandaj edhe na nevojitet mekanizma të mbrojtjes për këtë votë dhe mekanizma të cilët e vërtetojnë se votuesit me të vërtetë janë ata të cilët edhe kanë apliku për tu pergjistruar për votim jashtë Kosovës”, ka thënë Daka.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti./21Media

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
LAJMI TJETËR →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Më të fundit

Të gjitha →