Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Daku rinovon me Rubin Kazan

nga Kaltrina Berila2 korrik 2025
Daku rinovon me Rubin Kazan

Mirlind Daku ka vendosur të qëndrojë te Rubin Kazan dhe të rinovojë. Sipas mediave ruse, palët kanë rënë dakord për zgjatje të kontratës deri në vitin 2029, me përmirësim page.

Mirlind Daku do të vijojë të jetë një lojtar i Rubin Kazan. Sipas mediave ruse, vendimi është marrë.

Paga fikse e Dakut do të jetë 2,2 milionë euro, pa harruar shpërblimin e besnikërisë prej 1,6 milionë eurosh dhe shtesa të tjera, duke u bazuar te paraqitjet. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029.

Rubin Kazan i ka vendosur edhe një çmim prej 10 milionë euro për këdo që interesohet ta marrë sulmuesin 27-vjeçar të Kombëtares. Mirlind Daku ishte shumë pranë transferimit te Zenit, por pretendimet financiare penguan lëvizjen e tij.

Daku u afrua te Rubin Kazan në verën e vitit 2023 dhe deri më tani ka shënuar 25 gola në 62 ndeshje. Mirlind Daku është aktivizuar edhe në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Slloveni.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →