Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dalja nga ngërçi, partitë do të takohen pas aktgjykimit të Kushtetueses

nga Gentrita Xhemajli28 qershor 2025
Dalja nga ngërçi, partitë do të takohen pas aktgjykimit të Kushtetueses

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, ka ftuar në takim krerët e partive të përfaqësuara në Kuvend, për të shtunën pasdite. Takimi i thirrur nga Kurti do të mbahet nga ora 16:00.

Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Kurti dje tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.

“Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ndryshe Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh dje në vazhdimin e radhës të seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë. Në hapje të vazhdimit të seancës kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultë, pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Pas takimit konsultativ, kryesuesi Dehari njoftoi deputetët se përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike në takim ishin të mendimit që të ndërpritet vazhdimi i i seancës.

“Pasi të mbahet takimi i liderëve politikë, i ftuar nga subjekti më i madh, të vazhdojmë seancën më 29 qershor, në orën 11:00”, theksoi kryesuesi Dehari.

Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Kurtin – Haradinaj nuk shkon, përfaqësohet nga Time Kadrijaj

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →