Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

“Dardanët” e rinj mposhten nga Gjeorgjia

nga Venera Grabanica8 korrik 2023
“Dardanët” e rinj mposhten nga Gjeorgjia

Kombëtarja e Kosovës në basketboll në grupmoshat U20 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

“Dardanët” e rinj luftuan deri në fund të ndeshjes, ku edhe treguan paraqitje solide, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar humbjen nga Gjeorgjia.

Gjeorgjia mposhti Kosovën me 10 pikë epërsi, respektivisht 70:80 (23:16, 9:18, 17:21, 21:25).

Te Kosova u dalluan Jon Ukaj me 16 pikë e gjashtë asistime, Dion Sheqiri me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Visar Ejupi me 16 pikë dhe shtatë kërcime.

Përballja e radhës për “Dardanët” e rinj është nesër (të dielën) kundër Suedisë me fillim nga ora 16:00.

Rezultati final i ndeshjes, 80:70 në favor të Gjeorgjisë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →