Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​“Dardanët” me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

nga Venera Grabanica5 shtator 2025
​“Dardanët” me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Atmosfera e ndeshjes së shumëpritur mes Zvicrës dhe Kosovës ka përfshirë të gjithë qytetin e Bazelit, ku mijëra tifozë shqiptarë po përgatiten të përkrahin ekipin kombëtar.

Tifogrupi “Dardanët” kanë bërë thirrje që të gjithë tifozët e Kosovës të mblidhen nga ora 14:00 në “Christoph Merian Park”, vendi i caktuar nga autoritetet zvicerane për tubimin e tyre para nisjes drejt stadiumit.

Në njoftim theksohet se pritet një marshim i fuqishëm drejt tribunave, ku përkrahja do të jetë maksimale për kombëtaren, ndërsa jashtë fushe tifozët premtojnë atmosferë festive dhe këngë për Kosovën.

“Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithërruese për kombëtaren e atdheut tonë. Në tribuna do të sundojmë ne, ndërsa në fushë futbollistët me rezultat pozitiv”, thuhet në thirrjen e “Dardanëve”.

Ndeshja Zvicër-Kosovë nis nga ora 20;45.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →