Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

“Dardanet” mësojnë kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet e Evroianit 2025

nga B G6 mars 2024
“Dardanet” mësojnë kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet e Evroianit 2025

Kombëtarja e Kosovës e femrave ka mësuar sot kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025.

“Dardanet” gjenden në Grupin B4 të këtyre kualifikimeve, së bashku me kombëtaret e tjera si Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.

Ndeshjen e parë në kuadër të këtyre kualifikimeve vashat e Kosovës do ta luajnë më 5 prill, si mysafire kundër Ukrainës, ndërsa katër ditë më vonë do të përballen me Uellsin si vendase.

Më 31 maj Kosova e pret në shtëpi Kroacinë, kurse më 4 qershor zhvillon ndeshje si mysafirë kundër kroatëve.

Më pas, më 12 korrik Kosova e pret në shtëpi Ukrainën, ndërsa më 16 korrik e zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve kundër Uellsit si mysafire.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →