Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

“Dardanët” nisin përgatitjet për sfidën me Zvicrën

nga Kaltrina Berila14 nëntor 2023
“Dardanët” nisin përgatitjet për sfidën me Zvicrën

Pas fitores ndaj Izraelit me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”, sfida e radhës për Kombëtaren e Kosovës në futboll është ndeshja kundër Zvicrës.

“Dardanët” do të ndeshen me kombëtaren helvetike të shtunën e 18 nëntorit me fillim nga ora 20:45 në qytetin e Baselit.

Përgatitjet për këtë ndeshje skuadra do t’i nis sot, ku në urdhrat e përzgjedhësit Primoz Gliha do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore në Kampion Nacional në Hajvali me fillim nga ora 15:00.

Ndryshe, Kosova ka 10 pikë në vendin e katërt të grupit I, ndërsa Zvicra është e dyta me 15 pikë, një më pak se Rumania që është liderë me 16 sosh.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →