Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Darka e Lamës shtrohet në Shtëpinë e të Moshuarve

nga Kaltrina Berila27 tetor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Darkën e Lamës, organizuar nga Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu.
Kjo darkë, që tradicionalisht organizohet në përfundim të të korrurave, në fund të muajit tetor, sonte u shtrua në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, në shenjë mirënjohje e respekti për banorët e kësaj shtëpie.

“Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët. ​Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë”, tha presidentja.

Në vitin 2002 presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova e pati shpallur festë shtetërore Ditën e Falënderimit – Darkën e Lamës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →