Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

DASH për RTV21: Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë

nga Venera Grabanica14 shtator 2023
DASH për RTV21: Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për RTV21 ka thënë se janë të zhgënjyer që në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në takimin e nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas DASH, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.

”Ne jemi angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët tanë të BE-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajčák. Jemi të zhgënjyer që nuk u arrit përparim sot. Siç e kemi thënë vazhdimisht, Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë”, thuhet në përgjigjien e DASH-it për RTV21.

Tutje DASH thotë se presin që të dy vendet t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit që arritën në fillim të këtij viti.

”Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme sipas Dialogut dhe marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ne jemi plotësisht të bashkuar me partnerët tanë të QUINT-it në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne do të konsultohemi brenda dhe me partnerët tanë evropianë për hapat e ardhshëm”, tha DASH./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →