Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

DASh rikonfirmon pezullimin e Dialogut Strategjik: Ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejtë Kurtit

nga Kaltrina Berila29 shtator 2025
DASh rikonfirmon pezullimin e Dialogut Strategjik: Ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejtë Kurtit

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka rikonfirmuar qëndrimin e qartë të tyre mbi pozicionin rreth vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik.

Në një deklaratë, DASh thotë se shqetësimet mbi pasojat e veprimeve të qeverisë kujdetare të Kosovës, ia kanë përcjellur edhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

”Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë”.

”Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale.

“Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

”Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdestare. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, shtoi zëdhënësi i DASh-it.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →