Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deçani me pamje të re, kush po e financon?

nga RTV2117 prill 2017

Qendra e Deçanit është duke marrë një pamje tjetër

Komuna e cila shpesh herë është ankuar për shkak të buxhetit të vogël të ndarë për të nga Qeveria e Kosovës ka nisur disa projekte të mëdha të cilat do t’ia ndryshojnë pamjen tërësisht qendrës së këtij qyteti.

Se çfarë parashihet në këto projekte, kush po i financon dhe cilat rrugë do të zgjerohet në këtë komunë etij, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka treguar më shumë rreth këtyre për rtv21.tv

Selmanaj ka thënë se këto projekte janë përkrahur nga asambleja komunale e Deçanit dhe se këto ndryshime kanë qenë të nevojshme për qytetarët e Deçanit.

“Qendra e Deçanit dhe disa ndertime tjera janë projekte të Komunës të perkrahura nga asambleja komunale e që po relizohen me investitor të ndryshëm”, ka thënë Selmanaj.

I pari i Deçani po ashtu ka thënë se për realizimin e këtyre projekteve do të rrëzohen disa objekte të cilat janë në kundërshtim me planin rregullues të këtij qyteti.

“Me këto projekte do të krijohen sheshe dhe hapësira gjelbëruese! Do të rrënohen objektet të cilat janë në kundërshtim me planin rregullues dhe besojmë në nisjen e zgjerimit të rrugës nga Isniqi nëpër qendër e deri te kryqi i Carrabregut! Mendoj se jemi në fazën e ndyshimeve të cilat i kanë munguar qytetit të Deçanit.Kemi sfida të shumta por vullneti ynë për ndryshime po i mund veshtirësit”, ka thënë Selmanaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →