✨ Showbiz
Dedikimi i veçantë i Florian Markut për të birin pasi mbrojti titullin e Kampionit të Botës
nga Egzona Mehmeti4 prill 2022
Boskieri shqiptar, Florian Marku, pasi ka mbrojtur titullin e Kampionit të Botës në kategoritë e lehta IBF ka reaguar përmes një postimi në instagram.
Së fundmi, ai ka publikuar një imazh të bukur të djalit të tij, me ç’rast ka theksuar se ai është frymëzimi i tij.
“Djali im është frymëzimi im dhe trashëgimia ime në gjeneratën e ardhshme të familjes MARKU”, ka shkruar Marku krahas imazhit të publikuar në instagram.

Kanë mjaftuar vetëm katër raunde që Florian Marku ta mbrojë titullin e Kampionit të Botës në kategoritë e lehta IBF. Boksieri shqiptar të shtunën është ballafaquar me britanikun Chris Jenkins./21Media









