Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Deficiti tregtar 493 milionë euro, eksporti mbulon importin me vetëm 15 për qind

nga Kaltrina Berila22 nëntor 2024
Deficiti tregtar 493 milionë euro, eksporti mbulon importin me vetëm 15 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2024.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 493,0 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 446,5 milionë Euro në vitin 2023”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së eksporti mbulon importin me 15,0%.

“Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87,3 milionë Euro, ndërsa importi 580,3 milionë euro, që është një rritje prej 8,6% për eksport, si dhe një rritje prej 10,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22,6% thuhet se e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9% e përbëjnë produktet minerale e 10,5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,1% thuhet se e përbëjnë produktet minerale; 13,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 12,0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 9,5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,2 milionë euro, ose rreth 32,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4,5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,5%), Italia (3,2), Holanda (2,7%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milionë euro, ose 44,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (9,3%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Greqia (5,1%), Italia (4,6%), etj”, thuhet në njoftim.

ASK-ja ka paraqitur edhe të dhënat për eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s.

“Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39,9 milionë euro, ose 45,7% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27,9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (20,8%), Maqedonia e Veriut (12,3%), Serbia (6,8%), Mali i Zi (4,5%). Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,5 milionë euro, ose 12,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8,2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3%)”, thuhet në njoftim.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →