Dehari: Pa marrëveshje politike nuk mund të konstituohet Kuvendi
Udhëheqësi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili vijen nga grupi parlamentar i LVV-së ka tha së pa një marrëveshje politike nuk mund të dilet nga bllokada për konstituimin e Kuvendit.
Në një intervistë për rtv21, Dehari u ka kërkuar të gjitha subjekteve politike që t’i thërrasin arsyes.
‘’Vonesa për konstituimin e Kuvendit nuk është në rregull, por unë jam vetëm ndërtues teknik sepse ka nganjëherë keqkuptime se e ke në dorë dhe pse nuk po e drejton. Mua nuk më lejohet që t’ua imponoj as votimin e as mënyrën e vpotimit, e as mos votimin. Është bërë pak tepër, qytetatrët kanë të drejtë të shqetësohen. Nuk varët vetëm prej një subjekti, duhet që ti thërrasin arsyes te gjitha subjektet edhe të hapin rrugë. Nga kjo situatë mund të dilet nëse krerët e partive merren vesh mes vete ta zhbllokojnë sepse situata nuk është mirë të mbes e bllokuar, nëse ata e zhbllokojnë është mirë edhe për ne këtu që jemi në Kuvend, për qytetarët dhe për Kosovën në përgjithësi’’, tha Dehari.
Por, Dehari nuk është pajtuar me kërkesat e subjekteve palamentare për ndërrimin e kandidates Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.
‘’Nëse hyhet në manipunime të tilla, e drjeta është e subjektit të parë edhe ata nuk kanë të drejtë të ngulin këmbë në ndërrimin e Albulena Haxhiut. Konstituimi i Kuvendit është detytë e të gjithëve, është mirë që t’i hapet rrugë dhe të vijmë pastaj tek formimi i Qeverisë. Nëse nuk mund të formohet Qeveria atëherë ata e kanë të drejtën që ta marrin situatën në dorë’’, deklaroi Dehari.
Në munhgesë të gjetjes së një zgjidhje politike midis partive parlamentare, udhëheqësi i seancës konstituive, Avni Dehari, thotë se shpresat janë tek presidentja Vjosa Osmani, nga e cila pret që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesën pëe dalje nga bllokada.
‘’Nëse arrihet konsensusi zgjidhja është shumë e shpejtë sikurse po mbahen këto seanca, njësoj do të përfundonte edhe një seancë që do t’i jepte zgjidhje. Mirëpo nëse nuk ka marrëveshje politike të shohim edhe presidentja e ka të drejtën që ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Unë pres, ne presim të gjithë dicka të tillë nëse nuk arrihet një marrëveshje më herët. Do të uroja që të gjendet një zgjidhje që mos vij situata dery aty. Por, nëse nuk gjendet marrëveshje atëhere duhet që të gjitha mënyrat të provohen”, tha Dehari.
Kryesuesi Dehari i është përgjigjur edhe kritikave të subjekteve politike dhe jo vetëm se ai ka tejkaluar rregulloren e Kuvendit gjatë mbajtjes së seancave.
‘’Rregullojna e Kuvendit i lejon të gjitha mënyra pastaj unë më 16 prill i dërgova një letër presidentes dhe ajo në përgjigjen e saj këkroi që të gjejmë zgjidhje. Nëse rregulloja e lejon edhe votimin e fshehtë edhe të hapur atëherë pse të provohet. Me mënyrë të hapur kemi provuar gjashtë herë dhe nuk ka pasur sukses atëherë provova edhe mënyrën tjetër. Nuk po theme se është krejtë demokratike. Por, votimi i fshehtë është më demokratik sesa cdo votim tjetër sepse ndikimi aty nuk është i drejtpërdrejt, pse të mos provohet kjo mënyrë. Unë mendoj se këtu ka inate sepse edhe me verifikimin e mandateve patëm shumë problem, nuk u votua as verifikimi i mandateve, nuk u votua me mënyrë të hapur, tash nuk votohet as me mënyrë të fshehur. U ankuan nëpër media se cdo 48 po detyrohemi të vijmë kot në Kuvendit gjë që është shumë e vërtetë. Unë i ftova që të mbahet seanca një herë në javtë edhe për këtë thanë se është shkelje e rregullores”, tha Dehari./RTV21/21Media











