Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇬🇧 English
🇽🇰 Kosova

Deklarata e zëdhënëses së Speciales nxitë reagime në Kosovë

nga Gentrita Xhemajli16 orë më parë
Deklarata e zëdhënëses së Speciales nxitë reagime në Kosovë

Zëdhënësja e gjykatës Speciale, Angela Griep, përmes një video adresimi ka deklaruar se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk kanë mandat ekskluziv për të trajtuar secilin krim luftës në Kosovë. Ajo ka theksuar se Specialja ka mandat specifik nga shteti i Kosovës dhe BE-ja dhe se për çdo rast të konfirmuar nga gjykata, do të garantohet proces i drejtë dhe i pavarur.

“Për çdo akuzë që është konfirmuar, gjykata do të sigurohet për gjykim të paanshëm, fer dhe të pavarur, ku të akuzuarit do të kenë të drejtat e tyre, dëshmitarët mbrohen dhe viktimat thonë fjalën e tyre”

Deklarata e zëdhënëses së gjykatës Speciale vjen në kohën kur pritet vendimi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, tha se pret një vendim lirues derisa ka akuzuar gjykatat ndërkombëtare për gjykime dhe hetime të selektive.

“Kjo shihet që gjykatat ndëkrombëtare kanë bërë gjykime selektive dhe politike”, tha Tasholli për rtv21

Ndërkohë ish-ministri i jashtëm Petrit Selimi, ngriti shqetësimin se gjykatat ndërkombëtare deri më tani më shumë kanë gjykuar dhe dënuar shqiptarët se sa ata që vërtetë kryen krime lufte.

“Ma shumë ka shqiptar të dënuar për krime lufte që ishim viktimat sesa që ka serb që ishin agresorët”, u shpreh Selimi për rtv21

Selimi ndër të tjera pati kritika edhe për institucionet në Kosovë të cilat siç tha nuk bënë sa duhet për t’iu dalë në ndihmë katërshes së UÇK-së.

“Fakti që Gjykata edhe Prokuroria në një mënyrë u angazhu në një rishkrim të historisë është diçka e cila duhet të ndërpritet pas përfundimit të procesit të Gjykatës së Hagës mu vetëm më vjen keq që qeveritë e kalume Kurti I dhe Kurti II ishin aq pak të angazhuar në kundërshtimin e sa ka dhënë Gjykata që Kuvendi i Kosovës Komisioni për ligjdhënie nuk e thirri në seancë të mbyllur kryetarin e gjykatës të paraqitet para parlamentit të Kosovës para komisionit të relevanitit sepse kjo gjykatë është themelua nga Kuvendi i Kosovës prandaj konsideroj që edhe në vitet e fundit nuk bëmë atë që u desht të bëhej që mos të lejojmë që narrativa historike, rrëfimi historik të krijohet nga persona burokratik në dhomat e specializuara”.

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së ka përfunduar, ndërsa vendimi përfundimtar është paralajmëruar 20 korrik./RTV21/21Media

LAJMI TJETËR →
“Hola mi amore”, një copëz nga kënga e re e Kidës

Më të fundit

Të gjitha →