Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar

nga Kaltrina Berila25 mars 2024
Deliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar.

Duke folur për çështjen e shkuarjes në zgjedhje, Deliu-Kodra u shpreh se ose do të ketë shpërbërje të Kuvendit ose moicion mosbesimi ndaj Qeverisë.

“Kryeministri është dorëzuar, do të kemi ose shpërbërje të Kuvendit ose mocion të mosbesimit, këtë do ta vendos lidershipi i PDK-së. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve, PDK që një vit e gjysmë e ka përmendur që vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje”, tha Deliu-Kodra.

Deputetja shtoi se i ka humbur kuptimi një qeverie që në këto vite të qeverisjes ka pasur vetëm mospërmbushje të planit qeverisës

“Kryeministri e tha edhe vet se do t’i hap rrugë zgjedhjeve të reja”, tha ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →