Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Demarkacioni ka vdekur, liberalizmi i vizave pas 3 muajsh”

nga RTV2121 maj 2017

Haradinaj tha se qeveria e tij nuk do të jetë qeveri e cila vetëm planifikon pa fund, por një Qeveri e cila kryen punë

Lideri i AAK-së ka thënë se qytetarët e Kosovës do të jenë të barabartë pa dallim etnik, por se tha se në Kosovë nuk ka vend për Serbi.

Në një takim me qytetarët e Prizrenit, lideri i AAK-së tha se qeveria e tij nuk do të jetë qeveri e cila vetëm planifikon pa fund, por një Qeveri e cila kryen punë.

Ai tha se liberalizimi i vizave për kosovarët, pas marrjes së ekzekutivit nga koalicioni LDK-AAK-NISMA nuk do të marrë më shumë kohë se 3 muaj.

Duke iu përgjigjur interesimit të qytetarëve rreth demarkacionit, i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj tha se ‘Demarkacioni ka vdekur’, në versionin e tij aktual, duke premtuar edhe zgjidhje për këtë çështje.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →