RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dënohet Shpejtim Bulliqi për sulmin ndaj një qytetari

nga Venera Grabanica13 prill 2022

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është shpallur fajtor për sulmin ndaj një qytetari në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfimuar Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Gashi ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Podujevë, më 1 mars e ka shpallur fajtor Bulliqin dhe e ka dënuar me 500 euro.
Ajo tutje ka treguar se gjoba tani është paguar.
Më 10 shkurt 2021, Policia kishte filluar hetimet ndaj kryetarit të Podujevës. Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor ndërsa viktima kishte pranuar edhe tretman mjekësor./21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →