🇽🇰 Kosova
Deputetë gjermanë në Kosovë, vizitojnë Manastirin e Deçanit
nga Venera Grabanica27 shkurt 2024
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar për vizitën e disa deputetëve të Bundestagut gjerman në Kosovë.
Rohde përmes platformë ”X” ka treguar se ata për dy ditë kanë pasur takime të shumta.
Ndër tjerash kanë pasur një vizitë edhe në Manastirin e Deçanit, bashkë me ambasadorin gjerman.
“Mirë se vini në Kosovës anëtarë të Bundestag gjerman. Komiteti i Mbrojtjes! Dy ditë plot takime politike! Morën pjesë 7 deputetët e udhëhequr nga kryetarja Marie-Agnes Strack-Zimmermann, ishim në Manastirin e Deçanit Faleminderit për mikpritjen”, ka njoftuar Rohde./21Media











