🇽🇰 Kosova
Deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën shkaku i rezolutës për Srebrenicën
nga Egzona Mehmeti7 korrik 2021
Deputetët e Listës Serbe sot në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar sallën plenare në momentin e diskutimit për propozim-rezolutën e dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Të dhjetë deputetët serbë e kanë lëshuar sallën kur deputeti nga komuniteti boshnjak, Bahri Shabani e ka marrë fjalën për ta argumentuar propozim-rezolutën.










