Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputetët e rinj të LDK-së që do të zënë vendet e ministrave

nga Kaltrina Berila3 shkurt 2020

Kjo vjen pasi disa deputetë do të kalojnë në ekzekutiv

Zgjedhja e qeverisë së re pritet të sjellë ndryshime edhe në përbërjen e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi disa deputetë do të marrin poste në ekzekutiv.

Deputetët e LDK-së të cilët pritet të emërohen ministra janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni, ndërsa Avdullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër.

Kjo do të thotë se vendet e tyre duhet të plotësohen në Kuvend.

Në radhë për t’u bërë deputetë nga kjo parti janë Fidan Rekaliu, Shkumbin Gashi, Xhavit Ukaj, Hatim Baxhaku dhe Besa Gaxherri.

Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 11:00 për të votuar qeverinë e koalicionit VV-LDK, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →