Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Deputetët gjermanë votojnë për masa të reja antiCovid

nga Kaltrina Berila18 nëntor 2021

Pas një debati të ashpër, deputetët gjermanë votuan në favor të një grupi të ri masash për të luftuar pandeminë. Këto do të përfshijnë aksesin në transportin publik ose vendin e punës vetëm për njerëzit që janë vaksinuar ose testuar.
Tashmë në shumë rajone, njerëzit e pavaksinuar nuk mund të përdorin ambientet e brendshme të kohës së lirë, të tilla si kafene, bare, palestra apo parukeri. Qëllimi është të inkurajohen edhe më shumë njerëz që të marrin vaksinën, transmeton rtv21.tv.
Për momentin, pak më pak se 70% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar – nën mesataren e BE-së.
Por masat nuk mund të hyjnë ende në fuqi. Ato gjithashtu duhet të miratohen nga qeveritë rajonale në dhomën e lartë të Gjermanisë. Dhe disa politikanë konservatorë kanë kërcënuar të bllokojnë projektligjin.
Rastet e Covid-19 në Gjermani kanë arritur nivele rekord, me infeksione ditore që kalojnë 65,000 për herë të parë gjatë gjithë pandemisë dhe vaksinat përforcuese tani rekomandohen për të gjithë të rriturit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →