Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputetët po keqpërdorin buxhetin e shtetit për fushatë zgjedhore

nga Venera Grabanica18 dhjetor 2024
Deputetët po keqpërdorin buxhetin e shtetit për fushatë zgjedhore

Ndonëse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet  parlamentare, partitë politike janë angazhuar në parafushatë qysh nga dita e shpalljes së datës së zgjedhjeve, duke lënë kështu anash punën në institucione. Partitë politike po shpenzojnë shuma të mëdha parash për aktivitete elektorale ani pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për kufizim të shpenzimeve. Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2 milionë e 47 mijë euro, ndërsa subjektet politike vazhdojnë të mos jenë transparente për të gjitha burimet e financimit.
Analisti politik, Shamsi Jashari, përdorimin e aseteve shtetërore për qëllime elektorale  sheh të papranueshme. Sipas tij secila qeveri po e vazhdon këtë avaz të keqpërdorimit.

“Shteti po përdoret si mjet i partive politike. Ajo që kemi pa edhe në nivelin lokal por edhe qendror është parë një shfrytëzim i burimeve publike për interes të fushatës zgjedhore dhe kjo rrjedhimisht e krijon një pabarazi në garën zgjedhore që do të duhej të ishte e barabartë si për pushtetin si për opozitën”, tha Jashari për RTV21.

Përveç në aspektin politik, kjo çështje nuk kaloi pa u përmendur edhe nga spektri ekonomik. Njohësi i ekonomisë, Lulzim Beqiri, vleërson se në këtë mënyrë po dëmtohet në masë të madhe buxheti i shtetit.

“Partitë politike janë duke e keqpërdor fushatën zgjedhore duke përdor asetet e shtetit. Kjo për faktin që vetëm muajtë e fundit kemi të bëjmë me rritje page, rritje pensione, rritjen e pagës minimale, kemi fushatën e ndryshme të shtetit, angazhim të ambasadorëve, angazhim të ministrave dhe gjithë deputetëve që do të dëmtojë buxhetin e shtetit. Do të duhej që secila parti të kishte një kod etik që mos të shfrytëzohet buxheti i shtetit”, tha Beqiri.

Në garë për zgjedhjet parlamentare janë 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur./RTV21/21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →